Disa ditë pas shpalljes në kërkim për atentatin ndaj kreut të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanajt dhe familjes së tij, është vetëdorëzuar autori i dyshuar. Lajmi është bërë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetari Senad Nikshiqi.

Mësohet se Ilirjan Hasanaj akuzohet për plagosjen e Mentor dhe Xhelal Hasanaj, ndërkohë që në makinë bashkë me ta udhëtonte dhe gruaja e policit, Vjollca Hasanaj, e cila fatmirësisht nuk u prek nga plumbat. Kujtojmë se dje, Arben Hasanaj, babai i 19-vjeçarit i bëri thirrje publikisht të birit që të dorëzohej në polici.

Ilirjan Hasanaj dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj makinës së policisë ku udhëtonte familja Hasanaj, ndërsa u largua me një motor, i cili u gjet 1 ditë më vonë pas ngjarjes, i braktisur diku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb