Ilir Meta është sërish President, kësaj here jo në krye të shtetit, por të Partisë së Lirisë. Në Konventën e zhvilluar këtë të shtunë, ai mori 691 vota e ndërsa kundërshtari i tij, ish-zyrtari i policisë, Faik Basha 27 vota.

Meta ka fituar me 97% të votave.

Asnjë surprizë nuk pati as në rolin e zv.presidentes. Në këtë post do të jetë Erisa Xhixho, e cila arriti të merrte 637 vota, kundrejt Miranda Rirës me 50 vota dhe Myrvete Asqeri që rezultoi me 25 vota.

Në votim kanë marrë pjesë 727 delegatë gjithsej.

Ilir Meta mori 691 vota

Faik Basha mori 27 vota

5 fletë të dëmtuara

4 fletë të pavlefshme

Nga ana tjetër, për potin e zv/presidentit ku morën pjesë 727 delegatë:

Erisa Xhixho mori 637 vota

Myrvete Asqeri mori 25 vota

Miranda Rira mori 50 vota

10 flet të pavlefshme

5 fletë të dëmtuar

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi dhe Kryetarit të Komisionit të Zgjedhjeve në Partinë e Lirisë, Denis Turabi publikuan rezultatin e votimit.

Votimet për Presidentin e Partisë së Lirisë dhe Zëvendës Presidentin e Partisë së Lirisë, u hapën në orën 13:00 dhe u mbyllën në orën 18:00. Votimet u kryen në përputhje të plotë me normat e Statutit dhe me vendimet e Komisionit të Zgjedhjeve të Partisë së Lirisë. Gjatë procesit të votimit nuk u konstatua asnjë parregullsi dhe procesi u mbyll pasi votoi edhe delegati më i fundit, në transparencë të plotë dhe në praninë e mediave, si edhe të vëzhguesve të caktuar nga secili kandidat pjesëmarrës në garë. Në votim kanë marrë pjesë 727 delegatë gjithsej.

Nga procesi transparent i numërimit të votave, rezultoi se:

Në votimin për Presidentin e Partisë së Lirisë, morrën pjesë 727 delegatë, nga të cilët 27 votuan pro kandidatit për President, z. Faik Basha dhe 691 votuan pro kandidatit për President të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj.

5 fletë votimi rezultuan të dëmtuara dhe 4 të pavlefshme.

Nga rezultati, Komisioni i Zgjedhjeve të Partisë së Lirisë, shpall fitues për postin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj.

Në votimin për Zëvendes President të Partisë së Lirisë, morrën pjesë 727 delegatë dhe pas numërimit transparent rezultuan se pro kandidaturës së znj.Myrvete Asqeri votuan pro 25 delegatë, pro kandidaturës së znj. Miranda Rira kanë votuar pro 50 delegatë dhe pro kandidaturës së znj.Erisa Xhixho kanë votuar pro 637 delegatë.

10 fletë votimi rezultuan të pavlefshme dhe 5 të dëmtuara.

I urojmë suksese Presidentit të zgjedhur të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj dhe Zëvendes Presidentes të Partisë së Lirisë, znj. Erisa Xhixho”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb