Gjatë natës, Guardia di Finanza e Brescias, me departamentet e Shërbimit Qendror të Hetimit të Krimit të Organizuar (SCICO), kryen një operacion të gjerë antidrogë midis Italisë, Shqipërisë dhe vendeve të tjera evropiane.

Janë ekzekutuar gjithsej 43 masa sigurie dhe janë sekuestruar 4 milionë euro në një hetim të gjerë për trafikun e drogës.

Detajet do të jepen gjatë një konference për shtyp nga prokurori i Bergamos, në orën 12:30 në gjykatën e Bergamos, në lidhje me Agjencinë Evropiane për Bashkëpunim Gjyqësor Penal (Eurojust) dhe Autoritetin Gjyqësor Shqiptar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb