Nënkryetari i Partia Demokratike ka deklaruar sot para mediave se PD ka çuar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për Portin e Durrësit.

Ai tha se marrëveshja për Portin e Durrësit është një megaaferës korruptive dhe një grabitje e tillë e pasurisë publike për interesa privatë.

“Siç e kishim premtuar Partia Demokratike depozitoi në Gjykatën Kushtetuese padinë kundër megaaferës korruptive, për marrëveshjen për Portin e Durrësit. Një grabitje e tillë e pasurisë publike për interesa private nën petkun e investitorëve strategjik por me kompani offshore, pikërisht këtë ne e godasim në Gjykatën Kushtetuese, shpresojmë që Gjykata do qëndrojë në nivelin që pritet dhe të bëjë detyrën e saj.

Një aferë e gatuar në fshehtësi jo thjesht me mungesën e transparencës, por e bërë pikërisht kështu sepse një grabitje e tillë e pasurisë publike, për interesa private, marrja e pronës qytetarëve jo thjesht të Durrësir ,por e gjithë republikës së Shqipërisë, porti strategjik i Durrësit dhe dhënia për interesa përfitimi individësh privat, nën petkun e investitorëve strategjikë, porn ë fakt me kompani offshore që pas tyre qëndrojnë interesat e pushtetarëve.

Për këtë siç e kishim premtuar, ne e godasim në Gjykatën Kushtetuese.

Shpresojmë që Gjykata Kushtetuese do të qëndrojë në nivelin e asaj që pritet prej saj nga opinioni publik dhe të bëjë detyrën e saj që është zbatimi kushtetues, të mbrojë interesin publik dhe jo të jetë në mbrojtje të interesave privat të kryeministrit dhe individëve që qëndrojnë pas tij.

Transformimi dhe degradimi, madje dhe degjenerimi i kësaj mënyre qeverisje nga një shtet i cili bazohet tek transparenca, te gara, te konkurenca, shkuarja tek dhënia me koncensione individësh, kompanish pa marrë parasyh fare jo vetëm kërkesën e kushtetutës apo të ligjit shqiptar që të jenë të gjithë të barabartë para ligjit edhe përpara mundësive ekeonomike, por edhe detyrimin e Shqipërisë në kuadrin e MSA-së, ta ketë këtë të hapur edhe për kompanitë europiane, këtë mund ta bëjë vetëm një individ i cili ka centralizuar të gjitha pushtetet në thyerje të të gjitha parimeve të ndarjes së pushteteve, Edi Rama.

E gjitha është histori që bazohet te Edi Rama, pjesa tjetër është aksesor i saj. Ne e godasim këtë në interest ë qytetarëve shqiptarë. Porti i Durrësit është një asset strategjik i gjithë shqiptarëve, në aspektin ekonomik dhe në aspektin e sigurisë.

Porti i Durrësit është atje, ka qenë atje si themel për një qytet 3 mijë vjeçar, nuk mund t’i merret qytetarëve të Shqipërisë dhe për rrjedhojë ne do ta bëjm ëkëtë beteje deri në fund sepse nuk mundet që Porti i Durrësit se megaafera më e madhe korruptivet ëjetë simboli i qeversjes. Partia Demokratike këtë nuk do ta lejojë”, tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb