FIER

Digjet një makinë në fshatin Mbrostar në Fier, pak minuta pas vrasjes që ndodhi në rrethrrotullimin e Sheqit. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se makina është gjetur duke u djegur vetëm disa kilometra nga vendi ku u vra Shkëlzen Kastrati, pikërisht tek vendi ku do ndërtohet spitali i madh.

Burime nga policia konfirmojnë se automjeti tip “Range Rover” me targa greke që është gjetur duke u djegur në mbikalimin e Baltëzës në Fier është automjeti i autorëve të vrasjes. Kjo, në bazë të dëshmive se pas vrasjes autorët janë larguar me një mjet “Range Rove”.

Ngjarja që tronditi Fieri ndodhi paraditen e sotme rreth orës 10:40 në dalje të qytetit të Fierit. Shkëlzen Kastrati u vra në makinën e tij.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: