TIRANE– Moti i keq dhe shirat e dendura të dy ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit. Nisur nga kjo situata, Ministria e Arsimit ka vendosur pezullimin e mësimit në 27 shkolla, kryesisht në zonat e përmbytura.

Në një deklaratë për mediat, ministrja Nikolla tha se mësimi do të pezullohet në 5 shkolla në Vlorë, 2 në Kamëz, 3 në Dibër dhe 2 në Kukës.

Po kështu mësimi do pezulllohet edhe për një shkollë në Krujë.

Ndërsa për shkollat e tjera, mësimi do të vijojë normalisht ditën e nesërme, pas pezullimit dyditor për shkak të motit të keq.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla garantoi se orët e humbura të mësimit do të zëvendësohen në vijim.

Më herët, Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave pranë Kryeministrit deklaroise të hënën nuk mund të rifillonte mësimi në 56 shkolla në gjithë vendin. Por pas marrjes së vlerësimit të përbashkët të prefekturave, bashkive dhe drejtorive arsimore rajonale, është vendosur që të mos rifillojë mësimi vetëm në 27 institucione, sikurse deklaroi ministrja Nikolla.

NJOFTIMI I MAS
Si rezultatat i masave të marra nga Shtabet e Emergjencës në çdo qark, është bërë e mundur që mësimi të rifillojë normalisht ditën e hënë, datë 04.12.2017, me përjashtim të 27 shkollave në të gjithë vendin, në të cilat ende do të vijojë puna për t’i kthyer në kushtet e duhura.
Shkollat në të cilat nuk do të fillojë mësimi ditën e hënë janë:

KUKËS – 2 SHKOLLA
9-vjeçare Fshat Fshat, Gkrykë-Çaje
Cikël i ulët Domaj Domaj, Kolesjan, NJQV Bicaj

PUKË – 2 SHKOLLA
Mesme Bashkuar Iballe Njësia administrative Iballe, Bashkia Fushë Arrëz
9 vjeçare Fierzë Njësia administratzive Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz

DIBËR – 3 SHKOLLA
Shkolla 9-vjecare “Katund i Ri” Luzni
Shkolla vartëse “Vajmedhej“ Muhurr
Shkolla vartëse “Tejse” Radomirë

KRUJË – 1 SHKOLLË
Shkolla “Vesel Brama”, Kurcaj Nikel

TIRANË QARK – 1 SHKOLLË DHE 1 KOPËSHT
“Gjysylkanje” Pezë
“Bashkim Berisha” (Kopësht) Nrdoq

KAMËZ – 2 SHKOLLA
“Niko Hoxha” Valias, Bashkia Kamëz
“Dritas” Dritas, Zall – Herr

KAVAJË – 1 SHKOLLË
Shkolla 9-vjeçare Golem Golem

FIER – 9 SHKOLLA
Lëvizja Demokratike Povelç
Darzezë e Re Darzezë e Re
Ferras Ferras
Xhevit Fetahu Bishan
Boçovë Boçovë
Pishë Pishë
Çerven Çerven
Shkolla e Memse Bujqësore ‘Rakip Kryeziu’ Çlirim
Kashisht Kashisht

VLORË – 5 SHKOLLA
Ismail Qemali Fitore, Novoselë
Kafil Malaj Bishan, Novoselë
Loni Mone Poro, Njësia Novoselë
Qeriba Derri Bashaj, Njësia Brataj, Bashkia Selenicë
Sadik Zotaj Ramice, Njësia Brataj, Bashkia Selenicë
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: