ELBASAN– Një sulm me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja në fjalë është regjistruar në lagjen ‘Fushë Mbret’. ‘BalkanWeb’ mëson se i plagosuri, Raif Çaushllari, fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Bëhet e ditur se 23-vjeçari është plagosur në krah, ndërsa ai rezulton se është pronar i një motoservisi të vogël.

‘BW’ raporton se Çaushllari njihet si mik i fisit Çapja, emra të njohur për policinë e Elbasanit dhe jo vetëm, pas përplasjeve të shumta, që kanë çuar edhe në viktima. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa thuhet se vëllai i tij është me precendete penale.

Ndërkohë, sapo u sinjalizuan për ngjarjen, forca të shumta policore mbërritën në vendin ku ndodhi përplasja, ndërsa nisën hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb