Partia Socialiste ka zgjedhur Eriselda Sefën kandidate për kryetare në bashkinë  e Lushnjës. Aktualisht Sefa është kryetare e komanduar e bashkisë së Lushnjës pas arrestimit të ish-kryetarit Fatos Tushe.

Emri i fundit nga lista e kandidatëve të PS për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ishte paralajmëruar të deklarohej sot, pasi të premten u publikuan emrat e 5 kandidatëve të tjerë.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, njëherazi drejtues politik i qarkut të Fierit deklaroi më 28 janar se kishte disa propozime, mes tyre dhe Eriselda Sefa, por që do i nënshtroheshin një procesi konsultativ.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb