Ndërsa në KLGJ ka nisur seanca dëgjimore për procedimin disiplinor të kërkuar nga ILD-ja, për shkarkimin e gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, kjo e fundit ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetares në Gjykatën e Elbasanit.

Me argumentin për të mos penguar hetimin e ILD-së, Kapedani njoftoi dorëheqjen nga posti në gjykatën e Elbasanit. Kapedani e nisi fjalën e saj me një ndjesë publike, ndërsa kërkoi nga anëtarët e KLGJ gjykim të drejtë.

“Do ta nis me nje ndjese publike, veshja, pamja apo shijet muzikore nuk ndikojne aspak ne vendimmarjen time, nuk cenojne pavaresine time si gjyqtare.

Asnjehere nuk jam konstatuar ne shkelje. Asnjehere nuk jam denoncuar per shkelje ne vendimmarrjet e mia. Perballe jush keni nje gjyqtare qe ka studiuar ligjet dhe shpreson se do te gjykohet, duke u bazuar mbi to. Jam nene e dy femijeve te mitur, por per shkak te perkushtimit dhe angazhimit ne pune mungoj cdo dite per ta. Zhvilloj 10-15 seanca gjyqesore ne dite. Jam e detyruar te punoj pertej afatit zyrtar.

Ndonjehere ka ndodhur qe kam bere video apo foto ne zyren time, por jo per t’i perdorur apo publikuar ato. Kjo qe ka ndodhur eshte nje tmerr moral, profesional, psikologjik, per mua, bashkejetuesin tim, prinderit e mi dhe fëmijët. Te gjithe me bene nje gjyq popullor, mediatik, pres prej jush nje trajtim profesional dhe te paanshëm.

Dua te ngre disa pyetje? A keni nje rezultat se cila eshte gjyqtarja si profesioniste? Kush ka mbetur i pakenaqur nga menyra e menaxhimit?

Mos valle bota e krimit nuk ka gjetur hapesira per te depertuar ne gjykate? Nuk ju ka ndodhur asnjerit te degjoni kenge me permbajtje te caktuar?

Jam perpjekur me mish e me shpirt te jem njeri i ligjit, ne cilin vend te botes ndeshkohet nje gjyqtar, sepse ju publikuan video duke degjuar muzike? Shumica e gjyqtareve kane rrjete sociale. Ke kam shkelur une ne kallo? Punen e kujt po pengoj une?

Nese une jam druri i shtrember ne sistemin e drejtesise, eshte se asnjehere nuk me jane gjetur shkelje, ndaj u deshen video te miat, per te shkaterruar gjithcka timen.

Jam e bindur dhe shpreseplote se e vertete do dale ne drite. U bera koke turku prej atyre qe nepermjet meje nuk arriten dot qellimet e tyre. Shpresoj ne dhenien e drejtesise nga ana juaj. Kam paarqitur nje kerkese per dorëheqje nga detyra e zv.kryetarit te Gjykates se Elbasanit.

Ndihem e turperuar per sjelljen time. Ndoshta as per qellime private nuk duhet te kisha bere veprime te tilla. Kerkoj ndjese, nuk do te perseriten me. Telefonin tim e perdorin femijet. Llogarine “kapedani333” ne Tik Tok e kam pare ne media. Para nje viti djali im hapi nje program Tik Tok me telefonin tim. Videot ka shume kohe qe i kam bere. Dyshoj se videot mund te jene hedhur ne Tik Tok nga djali im, por e kam cuar edhe ne servis telefonin dy here. Mund te jete hakeruar ndonje program”, ka thënë Kapedani e përlotur gjatë seancës në KLGJ.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb