LAÇ- Një 27-vjeçar ka humbur jetën dhe shoku i tij është plagosur pasi janë zënë nën rrënoja teksa mblidhnin skrap në ish-uzinën e superfosfatit në Laç.

Godina është shembur duke i zënë poshtë dy të rinjtë Drilon Lamaj, 27 vjeç (viktima) dhe Dashamir Hajha, 22 vjeç (i plagosur).

Lamaj dhe Hajha po tentonin të merrnin skrap kur muret dhe soleta e uzinës u shembën duke i zënë poshtë. Mësohet se 22-vjeçari Hajha ndodhet në spital në gjendje kritike.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: