Ajo që u raportua si të shtëna me armë zjarri në qytetin e Laçit në fakt rezulton të jetë një denoncim nga një punonjës policie.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për News 24, se një efektiv policie ka denoncuar në komisariat se gjatë natës dy persona të maskuar dhe të armatosur i kanë dalë përpara dhe se ata kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Ndërsa ngjarja mbulohet me mister, gazetarit thotë po kryhen verifikime në terren.

Ende nuk dihet vendi ku kanë ndodhur të shtënat, ndërsa dy janë pistat për të cilat po hetohet ngjarja. E para pistë, lidhet me dëshminë e punonjësit të policisë dhe e dyta, dyshohet për një inskenim të ngjarjes nga ana e efektivit.

Në dëshminë e tij, punonjësi i policisë thotë se ka qenë të maskuar dhe se nuk ka arritur t’i njohë. Në Lezhë ndodhet edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, për të marrë informacion për ngjarjet e fundit atje.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: