KRUJË- Pas urës së Drosë, një tjetër urë është shembur në aksin Krujë-Qafë Shtamë.

Shkak i shembjes së kësaj ure janë bërë reshjet e dendura të shiut, si dhe rrëshqitja e dherave. Duhet të theksojmë faktin se kjo urë lidhte 5 fshatra.

Në videon e siguruar nga ‘BalkanWeb’ shihet se si ura është shkatërruar plotësisht, duke izoluar kështu zonën përreth.
ura ne kruje5444
ura ne kruje5444
shembet ura ne kruje3

Këto janë pamjet e së vetmes rrugë që të çon në Qafë Shtamë, ku është fabrika e ujit, kampi i punëtorëve dhe tre fshatra, të cilët kanë mbetur tërësisht të izoluar.

Rruga dhe ura janë inauguruar në dhjetor 2014, tre vite më parë, por nuk i rezistuan dot vërshimit të një përroi.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: