Shkarkohet nga detyra kreu i SHISH, Helidon Bendo.

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot lirimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Më 31 gusht të 2022-ës, kryeministri Edi Rama ka komunikuar emërimin në postin e zv/drejtorit të Shërbimit Sekret dhe drejtorit të komanduar të tij, të Olian Kanushit. Në një takim me drejtues të SHISH këtë të mërkurë, u vendos emërimi në postin e ri për 41-vjeçarin. E i përzgjedhuri është Kanushi, i cili ka qenë deri para një viti këshilltari i vetë Ramës për çështjet e sigurisë.

D E K R E T

PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,

D E K R E T O J :

Zoti Helidon Bendo, lirohet nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Dekret nr. 13887

Tiranë, më 23.12.2022

                                                                                                                      BAJRAM BEGAJ

Capture
Capture

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb