Shpërthen bombola e gazit në katin e 9 të një pallati në Tiranë. Uniformat blu bëjnë e dije se ngjarja ka ndodhur në Selitë, në rrugën “Ibrahim Dervishi”, në banesën me qira të shtetases L. K.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.04.2023, në Selitë, në rrugën “Ibrahim Dervishi”, në katin e 9-të të një pallati, në banesën me qira të shtetases L. K., dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: