Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur paraditen e sotme në Fushë-Krujë dhe më pas ka ndërruar jetë në spital. Sipas raportimeve të para, ngjarja ka ndodhur në fshatin Zgërdhesh të Krujës.

Personi i qëlluar Luan Hushi, rreth 55 vjeç ka marrë plagë në bark dhe është dërguar në spitalin e Traumës, por pak orë pas plagosjes ka ndërruar jetë.

Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes dhe i është vënë pas autorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb