TIRANË

Një person ka qëlluar me armë në periferi të Tiranës në Babrru, pasditen e sotme duke alarmuar banorët.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se dyshohet se një person ende i paidentifikuar që qarkullonte me automjet ka qëlluar një herë në ajër me pistoletë dhe është larguar. Sipas policisë nuk ka pasur konflikt dhe në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë.

Informacion paraprak

Me datë 18.03.2022, në Babrru, një person ende i paidentifikuar që qarkullonte me automjet, ka qëlluar në ajër me armë zjarri.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë arme zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb