SHKODER- Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme ne Shkodër, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja në fjalë ndodhi në afërsi të shkollës ‘Oso Kuka’. “BalkanWeb” mëson se i plagosuri, 48-vjeçarin Ridvan Kruja, është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’ se personi ka marrë një plagë në këmbë. Policia ka shpallur në kërkim autorin. Priten të tjera detaje rreth ngjarjes në fjalë.
plagosje-ne-shkoder

Informarcion Paraprak
Më datë 28.03.2018, rreth orës 21.20 , ka ardhur një telefonatë ne sallën operative se në afersi te shkolles “Oso Kuka “ lagje Vojo Kushi Shkoder, është dëgjuar një e shtënë arme zjarri.

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku nga verifikimet paraprake rezultoj se është plagosur me armë zjarri shtetasi R. K. 40 vjec banues në lagjen “Vojo Kushi”, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

plagosje-ne-shkoder-1
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb