VLORË

Ekzekutohet me armë zjarri një 31-vjeçar në Vlorë. Kalimtarë të rastit kanë dëgjuar disa të shtëna dhe më pas kanë parë një person të shtrirë në tokë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Transballkanike përballë Gjykatës së Apelit në Vlorë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 03.03.2021, rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë, është qëlluar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi T.Gj., 31 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: