TIRANË- Pak orë pasi kryeministri i vendit Edi Rama e cilësoi jo autentik video-përgjimin e publikuar nga PD dhe kërkoi të shkonin në burg ata që e nxorën, Prokurora bën një lëvizje të papritur.

“BalkanWeb” mëson se organi i akuzës i ka dërguar letër për të dëshmuar tre demokratëve, deputetit Ervin Salianji, Enkelejd Alibeajt dhe ekspertit të drejtësisë pranë PD-së Gazment Bardhit.

“BalkanWeb” mëson gjithashtu se për të tre Prokuroria ka kërkuar të paraqiten nesër në orën 10:30 për të dhënë sqarime në lidhje me autencitetin e video-përgjimit.

Kujtojmë që për 3 zyrtarët e PD ka depozituar kallëzim penal edhe vëllai i ministrit, Agron Xhafaj me pretendimin se kanë sajuar prova dhe në asnjë moment zëri qe është dëgjuar ne audiopergjimin e publikuar nuk është i tiji.

CFARE THA SOT KRYEMINISTRI RAMA SOT
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS se materiali audio i publikuar nga Partia Demokratike për Agron Xhafajn, është mashtrim. Rama e bazoi deklaratën e tij te një ekspertizë ndërkombëtare që sipas tij kishte vënë në dyshim autenticitetin e materialit të opozitës.

Kjo audio është shpërndarë në çdo adresë e-maili qeveritarësh e parlamentarësh. Këtë e kanë bërë që të baltosin vendin. E kanë dërguar si Breaking News. A mund të më thoni se kush mund t’ja bëjë këtë vendit të vet. Askush nuk e ka bërë asnjë vend që ka pasur 1001 probleme, që ka qenë në proces negociatash me BE-në.(…) E përsëris kërkesën e Ballës që i ka bërë Prokurorisë. Në këtë sfidë, Prokuroria dhe Gjykata duhet t’i japin provën e të vërtetës. Ose të provojnë shkencërisht autenticitetin e audio-përgjimit, ose pastaj të pranojnë se s’ka asgjë nga ato që thotë opozita. Kush e organizoi këtë lojë të neveritshme për të çoroditur dynjanë, përmes një mashtrimi të tillë dhe për të goditur Shqipërinë, duhet të paguajë për këtë lloj mashtrimi, që përcakton dënimin me burg“, theksoi Rama.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb