Arrest me burg për policin Ludian Zaimin, i cili vra kolegun e tij Caush Saliasi në ambientet e komisariatit nr.3 në kryeqytet. Ngjarja e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi mbrëmjen e së hënës, në prani të kolegëve të tyre.

Lajmin mbi vendimin e gjykatës së Tiranës e dha për BalkanWeb gazetarja Klodiana Lala.

Gjatë dëshmisë së tij para policisë ditën kur ndodhi ngjarja, autori 25-vjeçari, ka shprehur pendesë dhe ka deklaruar se mes tij dhe viktimës ka pasur sherre dhe përplasje të mëparshme dhe gjithmonë është fyer nga kolegu i tij.

“Përshëndetje, ju njoftoj se lidhur me masën e sigurimit te zhvilluar, është vendosur masa e sigurimi “arrest ne burg”.”, thuhet në njoftimin e sotëm të gjykatës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb