LEZHË

Lezha është tronditur mesditën e sotme pasi një 65-vjeçar është vrarë me armë zjarri. Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se krimi ka ndodhur në fshatin Manati, ku është vrarë shtetasi Lekë Lekëgjonaj, rreth 65 vjeç.

Autori i dyshuar, 17-vjeçari Florian Përvathi është arrestuar pak minuta pas krimit në polici. Dyshohet se Gjonaj është vrarë për hakmarrje. Kjo pasi në 2011 vëllai i viktimës dyshohet se i ka vrarë babain autorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: