Zbulohet skenari i Partisë Socialiste për të shmangur bllokimin e seancave të Kuvendit nga Partia Demokratike.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton për BalkanWeb detaje nga mbledhja e grupit të PS-së.

Burimet treguan dhe direktivat që dha kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla për deputetët. Ai theksoi se socialistët do të votojnë rendin e ditës pavarësisht qëndrimit bllokues të opozitës.

“Në seancë plenare, në rast bllokimi nga PD, do të përsëritet i njëjti qëndrim i PS. Do të votojnë rendin e ditës pavarësisht qëndrimit bllokues të opozitës”, mësohet të jetë shprehur Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb