Lajm i keq për Real Madridin. Ferland Mendy pëson një dëmtim muskulor që do ta detyrojë atë të mungojë nga pesë deri në gjashtë javë, në një periudhë të sezonit në të cilin ekipi nga Madridi, përveç ndeshjeve të kampionatit, ka angazhime të rëndësishme në Champions League (Liverpool), Copa del Rey (Barcelona) dhe Kupën e Botës për Klube.

Mendy u lëndua në pjesën e parë të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Mbretit kundër Atléticos. Në ato ccaste, Los Blancos po humbisnin 0-1 dhe Carlo Ancelotti vendosi Camavinga si mbrojtës i majtë në vend që të spostonte Nacho në krah. Me këto ndryshime, Real Madrid arriti ta çojë ndeshjen në shtesë falë golit të madh të Rodrygos dhe në kohën shtesë  lanë gjurmë edhe Benzema me Vinicius.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: