Carlo Ancelotti mund të marrë frymë lirisht. David Alaba ka lënë pas dëmtimin që mori në gjysmëfinalen e parë të Champions League dhe ka kryer stërvitjen e plotë me skuadrën.

Austriaku i qendrës së mbrojtjes do të jetë gati për takimin e fundit të La Liga ndaj Betis në fundjavë, por më e rëndësishmja është prezenca e tij në finalen e Champions League, me 28 maj, ndaj Liverpool.

 

Rf
Rf

29 vjeçari Alaba ka luajtur 30 ndeshje me fanellën e Los Blancos, ku ka shënuar 2 gola dhe ka assistuar 3 herë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb