Më në fund një lajm i mirë për Real Madrid. Eden Hazard është rikupetuar plotësisht dhe pritet të zbresë në fushë që në ndeshjen e së shtunës në La Liga kundër Huesca. Lajmi bëhet I ditur nga mediat madrilène, që me shumë entuziazëm presin paraqitjen e parë të futbollistit belg në këtë sezon. Në fakt, Hazard qëndron jashtë fushës së lojës që nga muaji shtator për një dëmtim që asnjëherë nuk është sqaruar nga lojtari apo klubi “los blancos”.

Hazard
Hazard

E sigurt është që nga një yll që duhet të mbushte “gropën” e lënë nga largimi i Cristiano Ronaldo, Hazard u kthye në një peshë për Real Madrid. Që nga transferimi i bujshëm nga Chelsea, belgu ka shënuar vetëm një gol, ndërsa më shumë ka qëndruar jashtë se brenda fushës së lojës. Tashmë që ka kaluar dëmtimit dhe është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës, aktivizimi i tij duke e nisur nga e shtuna shërben edhe në objektivin personal të Hazard që kërkon të marrë revanshin.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: