Gjithçka është vendosur. Kampionti Europian shtyhet për në verën e vitit të ardhshëm. Konfirmimi për zërat që qarkullonin prej ditësh vjen nga Federata Shqiptare e Futbollit.

2020 03 16t103015z 18174930 Soccer Euro
2020 03 16t103015z 18174930 Soccer Euro

Prej mëngjesit të sotëm, UEFA ka nisur një sërë video-konferencash me Federatat anëtare, ligat dhe sindikatat e futbollistëve për të vendosur në lidhje me të ardhmën e futbollit europian. Vendimi për shtyrjen e Euro 2020 do të mundësojë mbylljën e kampionateve dhe Kupave në muajt qershor-korrik, ku sigurisht të gjitha ndeshjet do të luhen pa tifozë.

Uefafaffaa
Uefafaffaa

Ky është skenari më i mirë dhe që qeveria europiane e futbollit shpreson ta realizojë, por gjithsesi çdo gjë varet nga Coronavirus dhe nëse situata me pandeminë globale do të ndryshojë për mirë.

Të gjitha vendimet e UEFA janë bërë publike edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, që sipas njoftimit të bërë nga zyra për mediat, i ka mbështetur të gjitha ato.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb