Në ditën e dytë të sulmeve mbi Ukrainë, duket se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është “dorëzuar” dhe ka kërkuar zyrtarisht bisedime me Ukrainën, pas thirrjeve të Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për bisedime.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shprehet se Rusia është gati për bisedime me Ukrainën, në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë.

Por, zëdhënësi i Kremlinit është shprehur se “Ukraina duhet të shpallë statusin neutral”, që sipas tij, do të përfshinte çmilitarizimin. Sipas Kremlinit, Rusia gjatë gjithë kohës ka dashur që Ukraina të përjashtojë mundësinë e anëtarësimit në NATO.

Kujtojmë se Minsku është i rëndësishëm, sepse aty u nënshkruan marrëveshjet për t’i dhënë fund konfliktit në Lindje të Ukrainës, që shpërtheu në vitin 2014.

Shpresë për të shuar luftën? Vladimir Putin pranon të ulet në bisedime të nivelit të lartë me Ukrainën, pas kërkesës se Zelensky
Sinjale pozitive nga Kremlini. President i Rusisë, Vladimir Putin, ka pranuar zgjidhje përmes dialogut me Ukrainën, pas thirrjes së homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky, për një tryezë negociatash.

President Putin ka konfirmuar se është i gatshëm për bisedime të nivelit të lartë me Ukrainën.

Putini e ka konfirmuar këtë gjatë një bisede me Presidentin e Kinës, Xi Jinping, teksa ky i fundit e ka telefonuar për të biseduar lidhur me pushtimin e Ukrainës, që ka hyrë tashmë në ditën e dytë, duke lënë edhe qindra viktima.

“BBC” raporton se Presidenti kinez i ka shprehur mbështetjen Putinin, duke i kërkuar që të zgjidhin krizën me Ukrainën përmes dialogut.

Siç raporton “BBC”, kriza mes Ukrainës dhe Rusisë po paraqet një sfidë të madhe edhe për Kinën në shumë fronte, për shkak të marrëdhënieve të ngushta që ky vend ka me Kremlinin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb