GRAMSH

Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe, ka qenë këtë të premte për tre orë në Prokurori.

“BalkanWeb” mëson se kryebashkiaku Taçe është marrë në pyetje nga dy prokurorë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, lidhur me një hetim që ka nisur mbi dyshimet rreth procedurave abuzive dhe dyshimeve për korrupsion në prokurime dhe tendera, ku ka dyshime për abuzime.

I kontaktuar nga redaksia e “BalkanWeb”, kryebashkiaku Taçe tha se nuk ka asnjë koment për këtë gjë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb