Ashtu siç pritej, mbledhja e Ligës Profesioniste ka konfirmuar fundin e bojkotit, duke caktuar edhe datat kur futbolli do të rikthehet në fushën e lojës.

“Ishte një lloj diskutimi me Ligën dhe vendimi përfundimtar për tifozët që duan të shikojnë futboll dhe lojtarët që duan të luajnë. Kemi vendosur që ditën e diel të zbresin në fushë dhe të mërkurën të luhet java e dytë. Bojkoti e ka realizuar në një farë mënyre qëllimin e tij pasi e ka sjell çështjen në diskutim. Kam pasur takime gjatë këtyre ditëve dhe kemi marrë miratim që çështje tona do të zgjidhen.

Nuk është e thënë që ne do të luajmë dhe kërkesat nuk do të plotësohen. Urojmë që sa më shpejt këto kërkesa të zgjidhen dhe mendoj se jemi në rrugë të mbarë. Kemi ndryshuar mënyrën e të kërkuarit, por nuk kemi thënë që këto kërkesa nuk do të realizohen. Ne nuk bëjmë presione dhe jemi të gjithë bashkë për të mirën e futbollit.

Stadiumet? “Nuk jemi për herë të parë me probleme të tilla. E diela u la të filloj me Kupën dhe më pas Superliga do të rinisi të mërkurën.

Deklarata e Ministrises? “Ne kërkojmë nga çdo kush që të mbajë përgjegjësinë për të atë që paguhet. Ne kërkojmë gjëra logjikë dhe që janë të plotësueshme”, u shpreh Duka

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb