Një doganier i Doganës së Qafë-Botës është gjetur i vdekur. Gazetarja Shpresa Dine raporton për “BalkanWeb” se doganieri është gjetur i pajetë në dhomën e tij, në shtëpinë me qira, ku ai jetonte.

Viktima është 63-vjeçari Janaq Rajdho, lindur në Derviçan dhe banues në Fier, ndërsa po kërkohej prej katër ditësh.

Dyshohet se vdekja ka ardhur nga një atak kardiak. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pritet të zbardhë shkaqet e vdekjes së doganierit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb