TIRANE-Një person i gjinisë mashkull është gjetur i pajetë paraditen e sotme në kryeqytet.

Personi i pajetë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është konstatuar nga qytetarët pranë ‘Ushtarit të Panjohur’ të cilët më pas kanë njoftuar policinë.

Paraprakisht mësohet se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune dhe dyshohet se ai është një endacak.

Forca policie kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: