KELCYRE– Një ngjarje horror ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Këlcyrës, ku një 30 vjeçar i ka prerë kokën me thikë bashkëfshatarit të tij 66-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin “Uji i Mirë” në njësinë administrative Sukë, Bashkia Këlcyrë. Sipas policisë Alban Voda, 30 vjeç, i ka prerë kokën me mjete prerëse (thikë) shtetasit N.H., 66 vjeç.

Autori dyshohet se vuante nga çrregullime mendore, ndërsa e u shoqërua në Komisariatin e Policisë Përmet për t’u marrë në pyetje.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb