VELIPOJË

Zbardhen detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri drejt dy makinave në Velipojë, në pronësi të 36-vjeçarit David Ndoci.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se pronari i makinave “Ford Fiesta” dhe “Benz” është kryetar organizate i Partisë Socialiste në fshatin Gomsiqe të Velipojës.

Sipas policisë, “Rreth orës 02:00 të mëngjesit të ditës së sotme, në fshatin Gomsiqe e Re, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeteve tip “Ford Fiesta” dhe “Benz” në pronësi të shtetasit D. N., 36 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij.”.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb