Një i moshuar është mbytur në det në Vlorë.

Policia njofton se ka humbur jetën 74-vjeçari M. M., trupi i pajetë i të cilit është pikasur nga shërbimet e Kapitenerisë së Policisë Kufitare

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 09.06.2022, rreth orës 14:00, në afërsi të molit, shërbimet e Kapitenerisë së Policisë Kufitare kanë evidentuar trupin e pajetë të shtetasit M. M., 74 vjeç, banues në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, i cili dyshohet se është mbytur në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb