TIRANË

Është shoqëruar këtë mëngjes për në Këshillin e Lartë Gjyqësor gjyqtarja e Krujës, Enekeleida Hoxha.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila thekson se gjyqtarja Hoxha është paraqitur pranë KLGJ me pranga në duar dhe maskë të zezë Covid-i.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjyqtarja Hoxha do të përballet sot me trupën e KLGJ, pas kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin e saj nga detyra.

Gjyqtarja Hoxha akuzohet se është përfshirë në një skemë korruptive në Gjykatën e Krujës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb