Zbardhen të tjera detaje nga aksidenti tragjik i ndodhur këtë mesditë në Berat, ku humbi jetën nëna dhe djali i saj.

Gazetarja Eneida Petova raporton për “BalkanWeb” se 30-vjeçarja Klaudia Xhaferaj, ka qenë duke lëvizur me makinë, me të birin 6-vjeçar.

Siç mëson gazetarja Petova, mjeti ka qenë duke ecur me shpejtësi, kur ka humbur kontrollin, ka thyer kangjellat dhe ka përfunduar në lumin Osum.

Kanë qenë banorët, që kanë konstatuar mjetin, duke ndërhyrë menjëherë. Djali ka dalë me shenja jete, por nëna nuk reagonte. Ata kanë humbur jetën rrugës për në spital.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb