TIRANË

Një tjetër mjek ka humbur betejën me koronavirusi në vendin tonë.

Gazetari Kelment Baçi raporton për “BalkanWeb” se ka ndërruar jetë mjeku nga Kavaja, Sefer Dervishi, në moshën 61-vjeçare.

Mjeku Dervishi kishte më shumë se dy javë i shtruar te spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”.

Së fundi, ai ishte mjek te Shtëpia e të Moshuarve në Kavajë, ndërsa kishte dalë pozitiv bashkë me bashkëshorten.

Ndërkohë, raportohet se mjeku vuante edhe nga disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb