SARANDË

Një sasi e konsiderueshme droge është kapur nga Policia e Sarandës, gjatë natës së kaluar.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për “BalkanWeb” se janë kapur dhe sekuestruar 140 kg kanabis sativa, në një zonë të pyllëzuar, në afërsi të një përroi, në vendin e quajtur “Koçekët” te fshatit Sopik, Bashkia Finiq, rreth 100 metra nga rruga nacionale që lidh fshatin Livadhja me Bashkinë Konispol.

Droga është gjetur e futur në katër çanta dhe e braktisur nga trafikantët. Nga kontrolli i çantave janë gjetur 86 pako të mbështjella me natriban, me ngjyra dhe shenja të ndryshme.

Brenda këtyre pakove të mbështjella është parë se kishte lëndë bimore e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Canabis Sativa, e cila nga peshimi ka rezultuar një sasi prej 140 kilogramë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: