LUSHNJË- Rritet numri i viktimave nga i ftohti. Mësohet se një 52-vjeçar është gjetur i vdekur nga familjarët në Golem të Lushnjës. Sipas të dhënave të para viktima është Bashkim Çepa, i cili punonte rojë në një pallat, ndërsa në mëngjes është gjetur nga familjarët i ngrirë në vendin e punës.

Dje një endacak 53-vjeçar humbi jetën në Sarandë, pavarësisht se ishte strehuar nga policia. Ai u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte. Ndërsa dy ditë më parë në Durrës u gjet u vdekur një 38-vjeçar po ashtu i pastrehë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: