TIRANË

Ish-drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha, ka përfunduar sërish në komisariatin e policisë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se Hoxha është konfliktuar fizikisht me një person tjetër, dhe për rrjedhojë është shoqëruar në komisariatin nr.1 të kryeqytetit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, tek ish-Tregu Elektrik në Tiranë, ndërsa nuk dihen akoma arsyet e sherrit mes Hoxhës dhe personit tjetër.

Kujtojmë se ish-kreu i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha, ka pasur probleme me drejtësinë edhe më herë, ku ka përfunduar në Polici e Prokurori si për protesta, ashtu edhe për rastin “Babale”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb