Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka zhvilluar një takim me homologun e Rusisë, Vladimir Putin. Mediet botërore kanë publikuar pamjet nga takimi, ku shihet se Macron dhe Putin kanë zhvillouar diskutime në një distancë prej 4 metrash nga njëri-tjetri.

Shkak për këtë distancë mes dy liderëve botërore, siç raporton “Reuters”, është bërë fakti se Macron ka refuzuar kërkesën e Kremlinit për të bërë testin anti-Covid.

Një burim në rrethin e Macron i tha “Reuters” se Presidenti i Francës ka refuzuar të bëjë testin rus të Covid-it, pasi sipas tij, mund t’i merrnin ADN-në.

“Ne e kemi ditur shumë mirë se ajo ka nënkuptuar se nuk do të ketë shtrëngim duarsh dhe tavolinë të gjatë. Mirëpo ne nuk mund të pranonim që ata të kenë në duar ADN-në e presidentit”, ka thënë një burim për Reuters.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb