LAÇ

Qyteti i Laçit është tronditur këtë mëngjes nga një atentat të bërë në zonën e Sanxhakut ku është ekzekutuar një biznesmen 55-vjeçar.

Gazetarja Doriana Bezat, raporton për “BalkanWeb”, se i vdekur ka mbetur biznesmeni 55-vjeçar, Rakip (Pilot) Rroli. Nga informacionet e para mësohet se viktima ishte duke udhëtuar me mjetin e tij, ku është qëlluar me armë.

Shërbimet e policisë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Po ashtu, janë ngritur edhe pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit/ve.

Drejt Laçit, janë nisur dy grupe të FNSH si dhe një grup me specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale, për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: