Zbardhet identiteti i autorit të aksidentit me 2 djem 10-vjeçarë të vdekur dhe 1 tjetër në gjendje të rëndë në zonën e ish-Kënetës në Durrës, mesditën e sotme.

Ai është 57-vjeçari Nikoll Radaçi, banor i zonës.

Gazetarja e News24, Klodiana Haxhiaj, tha se 3 djemtë e mitur po luanin në trotuar teksa drejtuesi i automjetit 57-vjeçari Nikoll Radaçi, ka ardhur drejt tyre me shpejtësi të lartë duke përplasur për vdekje 2 prej tyre.

Më pas ai është përplasur me një automjet tjetër.

Në vendgjarje ka mbetur automjeti që ka shkaktuar aksidentin dhe topi me të cilin fëmijët kanë qenë duke luajtur.

Banorët thonë se makina ishte duke lëvizur me shpejtësi të lartë ndërsa ankohen se kjo ndodh shpesh në këtë zonë.

“Ishin fëmijët e lagjes sonë. Shoferi iku me vrap. Unë s’kam parë në jetën time kështu. Tre fëmijë”, tregon një banor.

“Nuk ka më keq se kaq. Tragjedi e madhe. Shteti duhet të marrë masa menjëherë. Ne të gjithë natën rrimë pa gjumë. Këtë gjë e ka bërë gjithmonë ky shoferi”, tha një banori i zonës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb