PRISHTINE- Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se ajo nuk e ka votuar kandidaturën e Hashim Thaçit për president.

Sipas saj, kuorumi nuk e zgjodhi Thaçin president por vota e deputetëve, duke shtuar se anëtarët e partisë “Lista Serbe” kanë gënjyer kur kanë thënë që nuk e kanë votuar Thaçin president”. Gjithashtu, ajo tregoi se zgjedhja e Thaçit president është përmbushja e marrëveshjes së koalicionit në mes të PDK-së dhe LDK-së.

“Ajo çfarë ka ndodhur atë ditë ka qenë përmbushja e njërës pjesë së koalicionit. Mes një presidenti për të cilin kam vërejtje dhe një anarkie të mundshme, unë zgjedh institucionin. Pse duhet të bëjë unë si pesë deputetët e LDK-së”, ka theksuar Lama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: