Çelsi është gati të hidhet në sulm për sulmuesin e Kombëtares së Gjermanisë, Timo Verner. Siç raporton “Daily Mail”, sulmuesi i RB Lajpcigut është objektivi i parë i janarit për blutë e Londrës.

Trajneri Frenk Lampard kërkon t’i shtojë më shumë gola repartit të avancuar që ka në dispozicion dhe sulmuesi gjerman është zgjidhja më interesante për të.

23 gola dhe 10 asiste në 25 ndeshje të luajtura deri më tani në këtë sezon, padyshim që janë shifra të rëndësishme dhe e bëjnë Vernerin një lojtar me peshë në sulm.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: