Chelsea ishte klubi që shpenzoi më shumë gjatë merkatos së verës duke afruar dy nga lojtarët më të mirë të Bundesligës, Timo Werner dhe Kai Havertz. Ky fakt nuk ka mjaftuar pasi blutë vijojnë të kenë probleme, janë shumë larg atij ekipi që këtë sezon pretendon titullin kampion. Frank Lampard është pa diskutim personi përgjegjës, por trajneri sheh sërish nga tregu i transferimeve duke kërkuar nga drejtuesit e klubit një tjetër sforco.

Erling Haaland Hertha 2 X 5 Borussia Dortmund Bundesliga 202021 Kbbz8n6ha8vq10zt6vng7cf7e
Erling Haaland Hertha 2 X 5 Borussia Dortmund Bundesliga 202021 Kbbz8n6ha8vq10zt6vng7cf7e

Sipas mediave angleze, Lampard ka piketuar Erling Haaland si objektivin kryesorë në këtë merkato dimri. Lampard e konsideron sulmuesin e B.Dortmund si investimin më të rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen e klubit. Sigurisht që të arrijnë tek Haaland nuk është aspak e lehtë pasi sulmuesi jo vetëm që ka një klauzolë largimi prej 75 milionë euro por kërkohet gjithashtu nga pjesa më e madhe e klubeve europiane, përfshi këtu Real Madrid, Man.City e Juventus.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb