Juventusi mund të ndryshojë regji me largimin e mundshëm të Miralem Pjaniçit dhe blerjen e një tjetër mesfusori për të aplikuar idetë e Sarrit. Boshnjaku, pas një nisjeje të mirë të sezonit, ka humbur terren edhe ndaj Bentankurit, që për moshën e tij dhe ritimin, përfaqëson njeriun e duhur për të plazmuar lojën e trajnerit toskan.

Paris Sën Zhërmeni është gati të lëvizë për ish-lojtarin e Romës dhe kjo do të thoshte një grusht të mirë milionash për arkat e “Zonjës së Vjetër”. Siç dihet, objektiv i madh është Pol Pogba, por Paratiçi ka nën vëzhgim edhe Sergej Milinkoviç-Saviç, raporton “Gazzetta Dello Sport”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb