Ka vdekur në moshën 94-vjeçare Honor Blackman, artistja angleze bërë e famshme mbi të gjitha për rolin e Pussy Galore në ‘Agjenti 007-Misioni Goldfinger’. Filmi i tretë i serive zyrtare të James Bond i dalë në 1964, ‘Goldfinger’ ishte i pari 007 që fitoi një Oskar, për efektet muzikore më të mira. Sipas asaj që bëjnë me dije familjarët Blackman vdiq nga arsye natyrale. Në vitet 60 ajo luajti rolin e Kathy Gale në ‘The Avengers’, serite televizive angleze të spiunazhit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Me trishtim të madh-thuhet në komunikatën për shtyp-njoftojmë vdekjen e Honor Blackman, 94-vjeç. Ajo vdiq në paqe nga shkaqe natyrore në shtëpinë e saj në Lewes në Sussex, e rrethuar nga familja e saj’.
Artistja ka pasur një karriere kinematografike të gjatë 80-vjeçare. Debutoi në 1947dhe punoi me Elisabeth Taylor në ‘Tradhëti e lartë’ 1949. Por ishte pikërisht roli i Pussy Galore, që e bëri atë të hyjë në historinë e kinemasë. Artistja ishte 29-vjeç kur luajti nën petkun e Pussy. Me 5-vjet më shumë se Sean Connery, ajo është konsideruar ‘më e vjetra’ mes Bond Girl të kinematorgrafisë.

‘Pjesa me e madhe e artisteve të Bond ishin kukulla pa tru. Unë nuk kam qenë kurrë një kukull’, kishte thënë ajo në një intervistë për Bbc.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb