Dymbëdhjetë pikë në dhjetë ndeshje, tre fitore, tre barazime dhe katër humbje, ka mbledhur Juventus në këtë fillim sezoni. Kjo është nisja më e keqe që Juve i ka bërë një kampionati që nga sezoni 1994-1995.

Nëse kjo nuk mjafton për të treguar ecurinë e “tmerrshme” të “Zonjës së vjetër”, ka edhe më keq.

Juve nuk ka pësuar katër humbje në dhjetë ndeshjet e para që nga sezoni 1987-1988.

Ndeshja kundër Sassuolo nxorri në pah një tjetër problem. Mbrëmë ishte ndeshja e katërt që Juve pëson gol në goditjen e parë që merr në portë.

Kjo situatë ka bërë që menjëherë pas ndeshjes kundër Sassuolos, në dhomat e zhveshjes të ketë një ballafaqim ndërmjet trajnerit Allegri dhe drejtuesve të klubit, Marotta e Paratici.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb