Lamtumirë verë. Në 15.31 me orën tonë, në 22 shtator, fillon zyrtarisht vjeshta, me ekuinoksin. Eventi astronomik përshëndetet nga kalimi i një asteroidi të vogël dhe i Hënës, me natën ndërkombëtare kushtuar observimit të saj, parashikuar në 26 shtator. ‘Ekuinoksi i vjeshtës ndodh kur Dielli, në lëvizjen e tij të dukshme përgjatë projeksionit në qiell në orbitën e Tokës, kalon nga Veriu në Jug ekuatorin celest, që është projeksioni i qiellit në ekuatorin e tokës’, shpjegon astrofizikanti Gianluca Masi, përgjegjës i Virtual Telescope.
Në hemisferën jugore, tani fillon pranvera.

Në ditën e ekuinoksit ndër të tjera dita dhe nata janë saktësisht 12 orë, duke justifikuar emrin e eventit astronomik që në fjalë latine përkthehet “aequus” (njësoj), e “nox” (natë). Data e ekuinoksit të vjeshtës, sqaroj astrofizikanti, nuk është gjithmonë e njëjta, por ndodh mes 21 dhe 24 shtatorit: ’Ky fenomen lidhet me mekanizmin e viteve të brishtë, që të kujton që nën strukturën kalendarike është motoja e Tokës që për tu rrotulluar rreth Diellit, nuk duhen saktësisht 365 ditë fiks, por një fraksion më shumë. Për këtë arsye çdo 4 vjet kalendarit i shtohet një ditë në muajin shkurt’.

Ekuinoksi, përfundon Masi ‘përshëndetet nga kalimi shumë pranë Tokës, i parashikuar në mëngjesin e 24 shtatorit, i një asteroidi të vogël me diametër 4 metra, që vjen rreth 27.000 kilometra nga Toka dhe nga nata ndërkombëtare e Hënës, iniciativë e Nasas e parashikuar në 26 shtator.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: